Samsung e ka lansuar Galaxy XCover Pro, por vetëm në një shtet evropian
Nëse jeni duke kërkuar për një telefon të zgjuar që i hiqet bateria, atëherë Samsung Galaxy XCover Pro, do të ishte zgjedhja më e mirë.
Por, ka një të metë këtu, sepse ky smartfon lansohet vetëm në një treg evropian dhe nuk është në dispozicion askund tjetër.
Vetëm pak para se të fillonte CES 2020, Samsung e lansoi pasardhësin e XCover 4 që ishte lansuar para dy vitesh, që do të shitet vetëm në Finlandë.
Ky telefon ka baterinë me 4,050mAh që mbushet shpejtë me 15W, ndërsa ka edhe mundësi që t’i hiqet dhe të zëvendësohet me një të mbushur.
Duke e bërë të kështu, të vetmen të këtij lloji nga kjo kompani. Me 6.3 inç, ekrani 20:9 LCD duke shumë më modern se modeli i mëparshëm që kishte pesë inç.
Janë dy kamera në pjesën e pasme me 25 dhe tetë megapixel, që mundësojnë të realizohet një imazh shumë i mirë, derisa seflie bëhet me kamerën që ka 13 megapixel.
Finlanda, që deri më tani ishte shtëpi e telefonave Nokia, bëhet si një lloj kryeqyteti edhe i smartfonëve, pasi që Samasung ka vendosur ta shet vetëm atje Galaxy XCover Pro.