Makinat elektrike nuk e rrezikojnë modelin Golf

Makinat elektrike nuk e rrezikojnë modelin Golf

Auto&Tech October 31, 2019 - 14:14
detajet

Ky prodhues gjerman, mund të sjellë edhe gjeneratën e nëntë të kësaj makine shumë të popullarizuar

Pas një pritje shumë të gjatë, me shtyrje të shumta të afateve për prezantim, imazheve të rrjedhura dhe të siguruara nga spiunët, më në fund është shfaqur modeli Golf i ri.

Tani që kjo makinë nuk i ka më shumë se një javë, kanë nisur spekulimet për gjeneratën e nëntë, se nëse do të mund të arrijë ndonjëherë, shkaku i përhapjes së madhe të makinave elektrike.

Kjo për faktin se Volkswagen, është gjithashtu i fokusuar në makinat që mbushen me rrymë dhe tashmë e lansoiID.3, që është një makinë elektrike e ngjashme me Golfin.

Lars Hentschel që është një nga zyrtarët e lartë në Volkswagen, ka bërë të ditur, se “nuk ka elektrifikim të plotë deri në 2030. Do të ishte e tepërt, sigurisht se do të ketë gjeneratë të re të Golfit, jam i bindur”.

Bazuar në pretendimet e Hendschel dhe planet e Volkswagen, Golf i ri mund të arrijë deri më 2028, duke pasur parasyshë jetëgjatësinë prej shtatë vitesh të kësaj veture.

Sistemi i djegies së brendshme, do të vazhdojë të jetë brenda Golf të ri, megjithatë sistemi elektrik do të jetë i pranishëm, që të jetë në hap me makinat e kohës dhe të funksionojë sa më mirë.

Image