Chrome apo Mozilla, cili është shfletues më i sigurt?

Chrome apo Mozilla, cili është shfletues më i sigurt?

Auto&Tech October 17, 2019 - 19:35
Detajet

Shfletuesi i internetit ‘Google Chrome’ është në mesin e më të shkarkuarve nga përdoruesit.

Megjithatë, Zyra Federale Gjermane e ka vlerësuar si më të besueshëm shfletuesin ‘Mozilla Firefox’ për sa i përket privatësisë dhe sigurisë.

Kjo agjenci këshillon zyrtarë qeveritar të Gjermanisë të përdorin ‘Firefox’-in, në detyra që kërkohet siguria kibernitike.

Shfletues si ‘Chrome’, ‘Edge dhe ‘Internet Explorer’ nuk kanë në dispozicion mundësinë e telemetrisë, mjet që mundëson saktësisht shfaqjen e të dhënave tuaja që paraqiten në shfletues. Po ashtu, shfletuesit në fjalë kishin mungesë të transparencës organizative.

‘Turbo Mode’, modalitet në shfletuesin ‘Mozilla Firefox Lite’, thuhet të bllokojë ndjekësit nga palët e treta, duke mundësuar që të ngarkohen më lehtë uebfaqet.

Ndër karakteristikat më të veçuara të këtij shfletuesi është aftësia për të shfletuar privatisht, pa lënë gjurmë për ndjekësit nga reklamat. /Lajmi