Facebook nën hetim në SHBA: E ka mbytur konkurrencën, i ka vënë përdoruesit në rrezik

Facebook nën hetim në SHBA: E ka mbytur konkurrencën, i ka vënë përdoruesit në rrezik

Auto&Tech shtator 08, 2019 - 13:08
Detajet

Facebook-u është vënë nën hetime në Shtetet e Bashkuara për të përcaktuar nëse gjiganti i rrjeteve sociale “e ka mbytur konkurrencën dhe i ka vënë përdoruesit në rrezik”.

 

Lajmin u bë i ditur nga prokurorja e përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, në emër të një koalicioni të përfaqësuesve nga disa shtete.

“Edhe platforma më e madhe e mediave sociale në botë duhet të ndjekë ligjin dhe të respektojë konsumatorët”, deklaroi James.

Vetë Facebook pretendon se njerëzit kanë “zgjedhje të shumta” kur bëhet fjalë për përdorimin e shërbimeve online.

“Nëse ne ndalojmë inovacionin, njerëzit mund ta lënë lehtë platformën tonë. Kjo e nxjerr në pah konkurrencën me të cilën përballemi, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në të gjithë globin”, tha Will Castleberry, nënkryetar i Facebook-ut për politikën shtetërore dhe lokale.

Pjesë e hetimi janë bërë zyrtarët shtetërorë në Kolorado, Florida, Ajoa, Nebraska, Karolinë e Veriut, Ohajo dhe Tenesi. Platforma sociale po përballet ndërkohë edhe me një hetim rreth konkurrencës nga Komisioni Federal i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara.