Lansohet Samsung Galaxy Note 10

Lansohet Samsung Galaxy Note 10

Auto&Tech August 20, 2019 - 11:39
Lexo Detajet

Sot u lansua në Kosovë “Samsung Galaxy Note 10”, me moton “Njihuni me fuqinë e nivelit të ardhshëm”.

Arbnor Berisha, përfaqësues i Samsungit tha se ky telefon është pajisje ideale për të gjitha fushat.

"Ekspertët tanë kanë zhvilluar gjitha elementet e galaxy NOTE 10. Një paisje ideale për profesionistët e të gjitha fushave. Ky ju lejon që të punoni ashtu siç dëshironi, e gjitha kjo derisa jeni në lëvizje. Ne jemi të bindur që do të zgjedhin Samsung Galaxy NOTE 10 si krahun e tyre të djathtë", tha ai.

Ndërsa, Julian Barkaneshi, trajner në Samsung NOTE 10 prezantoi para mediave edhe programet e këtij telefoni./Zëri