Kamera e zgjuar që mundëson të shihet bota nëpërmjet syve të bebes
Auto&Tech
August 15, 2019 - 23:51
Lexoni detajet
Vështirë se mund t’i kujtohet dikujt, se çfarë ka parë për herë të parë kur hapi sytë, andaj akush nuk e di se çka sheh një bebe.
Tani, mund të bëhet një gjë e tillë, kamerën e zgjuar Babeyes.
Me këtë kamerë të zgjuar HD, që kapet për rrobat e fëmijës, regjistrohen pamjet POV, të njëjtat sikur edhe i sheh fëmija.
Të shikuarit e botës nëpërmjet syve të bebes, mund të mësohet më lehtë nëse ka filluar t’i njeh fytyrat e familjarëve.
Në kamerë është vendosur detektori i lëvizjeve, sistemi i regjistrimit në errësirë dhe mundësia e xhirimit deri në dy orë. /Telegrafi