BMW regjistron rritje të fuqishme

BMW regjistron rritje të fuqishme

Auto&Tech June 15, 2019 - 19:17
Detajet

BMW-ja vazhdon të regjistrojë rritje të shitjeve të markave të saj kryesore në maj, duke shitur 181 888 automjete, me një rritje prej 4,6% nga një vit më parë.

“Ndërsa shitjet për të gjithë grupin BMW, që përfshijnë gjithashtu ‘Mini’ dhe ‘Rolls-Royce’, u rritën me 3,2% në maj”, njoftoi sot prodhuesi gjerman i automjeteve.

Modelet e reja SUV të BMW-së të serisë “X” i kanë dhënë një rritje të fuqishme shitjeve të kompanisë, veçanërisht në Kinë, ku BMW-ja prodhon modelin X3.

Në pesë muajt e parë të vitit 2019, BMW-ja shiti 872 000 automjete, ndërsa “Daimler”, prodhuesi i “Mercedes-Benz” shiti më shumë se 938 000 automjete.