A janë këto ngjyrat e modeleve të iPhone 11R?

A janë këto ngjyrat e modeleve të iPhone 11R?

Auto&Tech maj 15, 2019 - 15:02
Lexoni detajet e fundit

Një raport tha më parë këtë javë se telefoni  iPhone 11R do të vijë në disa ngjyra të reja duke përfshirë ngjyrë të gjelbër dhe livando, të cilat supozohet të zëvendësojnë blu dhe koral.

Një informatë e re tani na tregon se si mund të duken këto ngjyra të reja, ndërsa një grup i ri renderësh përmban dizajnin e ri, i veshur në këto opsione të reja të ngjyrave.

Mark Gurman, i cili ka sjellur sekrete të iPhone për disa vite, ka postuar imazhet e mëposhtme që shfaqin atë që duket të jenë ngjyrat e reja të pasardhësit të iPhone XR, si dhe modelet e pretenduara të iPhone 11 dhe iPhone 11R.

Duke pasur parasysh se iPhone XR filloi në një larmi ngjyrash vitin e kaluar, duke përfshirë të kuqe, të verdhë, të bardhë, koral, të zezë dhe blu, ka kuptim të përsosur që Apple të shtoj opsione edhe më shumë në këtë linjë të veçantë të pajisjeve, duke i dhënë blerësit edhe më shumë variacione të ngjyrave.

iPhone 11R gjithashtu do të vijë në të kuqe, të verdhë, të bardhë dhe të zezë.