Wheelsandmore McLaren 720S – (Foto)

Wheelsandmore McLaren 720S – (Foto)

Auto&Tech mars 22, 2018 - 17:30

McLaren 720S ka përjetuar edhe një modifikim tjetër, këtë herë në shtëpinë gjermane të tjuningut Wheelsandmore, transmeton Zeri.info.

Image

Para se gjithash, gjermanët për modelin 720S kanë përgatitur dy pako për përforcimin e motorit të tij 4.0 litërsh Twin-Turbo V8 i cili sipas të dhënave të fabrikës, disponon me 720 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 770 Nm. Kiti “Stage 1” nënkupton 50 kuaj fuqi më shumë, çka do të thotë se tani disponon me 800 kuaj fuqi.

Image

Mirëpo, tani për tani mungojnë të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale.  Aty është edhe sistemi i ri i gypave të gazrave, amortizatorë më të ulët si dhe fellne dhe goma plotësisht të reja nga Pirelli./ZERI