Ferrari 488 Pista – (Foto)

Ferrari 488 Pista – (Foto)

Auto&Tech shkurt 20, 2018 - 17:36

Kohëve të fundit është shkruar shumë rreth asaj se Ferrari po përgatit versionin ekstrem të modelit 488 GTB, ndërsa tani kjo veturë me emrin Ferrari 488 Pista, është prezantuar për një grup të përzgjedhur në një ambient të mbyllur, transmeton Zeri.info.

Image

Premiera zyrtare për opinionin e gjerë, do të mbahet në muajin mars në panairin e veturave në Gjenevë, por disa informata janë zbuluar qysh tani. Motori i tij 3.9 litërsh Twin-Turbo V8, është 10 për qind më i lehtë se modeli paraprak dhe disponon 730 kuaj fuqi.

Po ashtu, ka ndryshuar edhe pakoja aero-kit, ku efikasiteto aerodinamik është përmirësuar për 20 për qind në krahasim me modelin e rregullt. Aty duhet përmendur edhe komponentat nga fibrat e karbonit si dhe fellnet nga alumini po ashtu nga fibrat e karbonit.

Image

Kjo veturë me peshë 1280 kilogramë, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 2.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 340 km/h./ZERI