Ja çfarë duhet të bëni për tu kyçur në iPhone-n e ri
Auto&Tech
July 11, 2017 - 19:21
Ka pasur fjalë muajin e kaluar se Apple, do ta heq butonin fizik nëpër iPhone dhe t’i zëvendësojë atë në duke e vendosur në ekran.
Por ndër njerëz ka pasur diskutime nëse do të mund ta hapin atë me skanim të gishtit – “Fingerprint”, sikur që mund të bëhet edhe në modelet aktuale.
Por ajo që raportohet tash, i tejkalon që të dyja, transmeton Klan Kosova.
Kompania thuhet se është duke punuar që ta funksionalizojë në modelet e reja metodën e kyçjes në produktet e saja duke skanuar fytyrën.