Aplikacioni që e zbulon kur bëni 'selfie nudo'

Auto&Tech April 26, 2017 - 19:47

Është zhvilluar një aplikacion që alarmon prindërit kur fëmija i tyre merr apo pranon fotografi eksplicite seksuale.

Gallery Guardian analizon imazhet që e vëjnë re nudizmin dhe alarmon prindërit nëse fëmiu i tyre ruan imazhe eksplicite në telefonin e vet, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Shumë thjeshtë, në fillim do ta identifikojë nëse është njeri në fotografi”, thotë Daniel Skowronski, themelues i Yipo Technologies.

“Porsa ta bëjë këtë, do të fillojë ta analizojë lëkurën. Sa më shumë që ka lëkurë, aq më shumë avancon algoritmi deri në pikën ku detektohet”.

BBC ka testuar këtë shërbim me një mori imazhesh.

Një nga fotografitë që ky aplikacion nuk e kishte detektuar kishte qenë një selfie para pasqyrës, andaj ka ende shumë gjëra që mund t’i ikin.

“Ne po mundohemi ta gjejmë lëkurën, e pastaj po shikojmë që t’i detektojmë edhe organet gjenitale. Është zor që të trajnohet algoritmi”, shtoi Skowronski.