Koncepti Opel Inspira që ngjan me një supermakinë - (Foto)

Auto&Tech January 04, 2017 - 11:24

A nuk do të ishte një gjë fantastike sikur çdo prodhues i shquar i makinave do të duhej të prodhonte një supermakinë, të pozicionuar në rangun më të lartë të asaj kompanie, dhe të përdorej si një ekzemplar për teknologjinë dhe projektimin e së ardhmes?

Image

Kjo, natyrisht, nuk ka ndodhur; pasi prodhuesit për këtë qëllim prodhojnë konceptet one-off, transmeton Zeri.info. Por, për disa arsye misterioze tani për tani, në qoftë General Motors, kompania mëmë e Opelit, vendos që kjo markë duhet të ketë një supermakinë, ja si do të dukej një automjet i tillë?

Image

Sipas disenjatorëve bellarus nga kompania Insh Dizajn dhe Sergey Rabchik, një makinë e tillë do të quhej Opel Inspira, do të ketë një motor të montuar në pjesën e parme, shasi futuristike dhe pamje të përgjithshme të mrekullueshme duke bërë që versioni Inspire të jetë një nga automjetet më interesante në treg./ZERI