Selmanaj bën thirrje për pjesëmarrje masovike në protestën në Deçan (Video)

Nesër në Deçan do të mbahet protestë gjithëpopullore, kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat që iu dhanë Manastirit të Deçanit.

Në sheshin “Mentor Tolaj” në orën 12:00, do të mblidhen qytetarët, për të kundërshtuar këtë vendim, të cilin e cilësojnë si të padrejtë, shkruan lajmi.net.

Kreu i kësaj komune, Rasim Selmanaj, përmes një video të publikuar në facebook, u bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë.

Selmanaj thotë se ai së bashku me familjen e tij, nesër do të jenë në shesh, për të kundërshtuar, siç thotë ai “vendimin politik të Gjykatës Kushtetuese”, e cila sipas tij, është në dëm të qytetarëve të Deçanit.