Menaxherja e hotel Victory kundërshton policinë (VIDEO)

Me të filluar aksioni i Policisë së Kosovës për lirimin e Hotel Victory, menaxherja e këtij hoteli ka kundërshtuar policinë. Ajo ka thënë se forcat policor nuk kanë të drejtë të hynë brenda hotelit pa urdhër të gjykatës. 

LEXO EDHE: Policia nis aksionin për lirimin e hotel Victory

Ajo ka thënë se ky aksion i Policisë së Kosovës duhet të bëhet me urdhër të Gjykatës. Ndërsa, Policia e Kosovës për krime ekonomike është brenda objektit.

“Policia e Kosovës ka ardhur pa vendim gjyqësorë, pa asnjë kallxim penal, ky është aksion i AKP-së. Këta kanë ardhur me fjalët e bordit, kjo është krim ekonomik ndaj investitorit Bedri Selmani i cili është vendim i kundërligjshëm”, ka thënë Leonora Selmani Menaxhere Ekzektutive.

Po ashtu, Njësia Speciale nuk lejon që asnjë nga stafi punues të futet brenda në objekt. /ZËRI/