Largohet me forcë Donika Gërvalla nga mbledhja e LDK-së
Kryetarja e LDK-së për Gjermani, Donika Gërvalla, është ndaluar të hyjë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Ajo fillimisht është ndaluar tek hyrja, por kur ka tentuar të hyjë përsëri rojet e kanë larguar atë me forcë, njofton Klan Kosova.
LEXO EDHE: Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
Pas këtij veprimi të bërë ndaj Gërvallës, deputetja Vjosa Osmani është larguar nga mbledhja.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është duke u zhvilluar pa praninë e medieve.