Zbulohen mesazhet e Johnson me 15-vjeçaren, para aktit seksual
Zbulohen prapaskenat e aktivitetit seksual të Adam Johnson me vajzën e mitur 15-vjeçare. Sot futbollisti i Sunderlandit ishte i pranishëm në Gjykatë, ku janë zbuluar sekretet e para.
Aty janë publikuar mesazhet që Johnson i ka shkëmbyer me vajzën, përcjellë “Lajmi.net”.
Gjithçka nisi për një fanellë me nënshkrim dhe përfundoi me aktivitet seksual.
Johnson: “A jeni në vitin e fundit të shkollës?”.
Ajo: “Në vitin e 10-të. A mund të më dërgosh një fanellë të nënshkruar?”.
Johnson: “Ku do të dalim?”.
Ajo: “Unë nuk jam mjaftueshëm e rritur për të dalë”.
Johnson: “Po, por dukesh e rritur. Kur i mbush 16?”.
Ajo: “Të gjithë e thonë atë. Në nëntor”.
Ata vazhduan të shkruheshin edhe pas takimit të tyre. Të dy pohuan që “kaluan mirë”, duke bërë plane për takimin e ardhshëm.
Në atë kohë, gruaja e Johnson, Stacey Flounders, ishte shtatëzënë.