Përfshihet nga zjarri një banesë në Ferizaj, lëndohet një zjarrfikës
Të dielën rreth orës 02:55 zjarri ka përfshirë një banesë.
Bëhet e ditur se njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë evakuuar banorët dhe kanë shuar zjarrin.
“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (zjarrfikës). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri