Shkëndija i uron shqiptarët për 22 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

Klubi i Shkëndijës nga Tetova ka përcjellë një urim për të gjithë shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kuqezinjtë kanë vënë në pah rëndësinë e kësaj date historike, e cila simbolizon një nga momentet më të rëndësishme në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

“Shkëndija ju uron të gjithë shqiptarëve 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! Qoftë gjithmonë gjallë gjuha, kultura dhe identiteti ynë kombëtar!”, thuhet në urimin e klubit tetovar.

22 Nëntori mbetet një datë e veçantë për çdo shqiptar, në kujtim të Kongresit të Manastirit të vitit 1908, që përcaktoi alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe. /Zëri