Gjendet pa shenja jete një person në vendin e tij të punës në Istog
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog.
Sipas njoftimit policor, viktima kishte qenë duke punuar në ndërrimin e natës dhe, sipas dëshmitarëve, ishte gjetur i shtrirë në dyshemenë e objektit.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.