Princesha e Uellsit rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ndryshuar

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka ndarë rrëfime emocionuese për përballjen me kancerin dhe rrugëtimin e saj drejt shërimit, në një dokumentar të ri që sjell momente të rralla nga jeta e saj personale.

Megjithatë, ajo që e bën dokumentarin veçanërisht emocionues është mënyra e hapur se si Kate flet për përvojën e saj me kancerin dhe procesin e rikuperimit, transmeton klankosova.tv.

Sipas Daily Mail, duke folur për ndikimin që ka pasur sëmundja në jetën e saj, Kate thekson se përvoja e ka ndryshuar në shumë aspekte.

“Kanceri të ndryshon. Ta ndryshon trupin. Të ndryshon fizikisht. Por ka edhe një dimension shumë, shumë më të thellë në atë që një diagnozë e kancerit ndryshon brenda teje”, shprehet ajo.

Ajo shton se shërimi është një proces që kërkon kohë dhe përfshin rilidhjen me gjërat që dikur i njihnim, si dhe gjetjen e shpresës dhe gëzimit, pavarësisht pasigurisë.

“E di që shërimi është një udhëtim. Si të rilidhesh me gjërat që dikur i njihje. Dhe si të gjesh një ndjenjë shprese dhe gëzimi krahas pasigurisë. Është e qartë se nuk jemi krijuar për t'i përballuar vetëm sfidat e jetës”, thotë princesha.

Në fund, Kate përcjell edhe një mesazh për forcën që mund të gjendet pas momenteve të vështira:

“Gjërat mund të rilindin dhe të rriten. Shpesh, pikërisht përmes dhimbjes kuptojmë se përtej saj ekziston një bukuri edhe më e madhe”.

Dokumentari sjell një anë më personale të princeshës së Uellsit, duke treguar se si përvoja me sëmundjen ka ndikuar në mënyrën se si ajo e sheh jetën, familjen dhe shërimin.