Real Madridi e përgatit rikthimin e Nico Paz, gati t'i paguajë 80 milionë euro

Real Madridi ka vendosur ta rikthejë Nico Paz në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2027.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, drejtuesit madrilenë synojnë të aktivizojnë klauzolën e riblerjes prej 80 milionë eurosh, të cilën e kanë ruajtur në marrëveshjen me Comon.

Klubi italian kishte paguar 60 milionë euro verën e kaluar për të siguruar 50 për qind të të drejtave të futbollistit, ndërsa Real Madridi kishte mbajtur mundësinë për ta rikthyer atë në sezonin 2027/28.

Sipas gazetarit Melchor Ruiz nga COPE, klubi madrilen ka ndërmend ta shfrytëzojë këtë mundësi në afatin kalimtar të ardhshëm veror.

Një vit më parë, rikthimi nuk u realizua pasi vetë Nico Paz preferoi të qëndronte edhe një sezon te Como, për të vazhduar zhvillimin dhe për të pasur më shumë hapësirë në fushë.

Megjithatë, rikthimi nuk varet vetëm nga vendimi i Real Madridit, pasi edhe futbollisti duhet të jetë i gatshëm për këtë hap. /Zëri