Shkëndija përgatitet për sfidën e radhës përballë Sileksit
Shkëndija e Tetovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ku do të përballet me skuadrën e Sileksit.
Skuadra kuqezi synon të vazhdojë me paraqitje pozitive dhe të marrë një tjetër rezultat të rëndësishëm në garën për objektivat e saj këtë sezon.
Klubi tetovar ka paralajmëruar sfidën e radhës edhe përmes rrjeteve sociale, duke publikuar mesazhin:
Ndeshja Sileks – Shkëndija do të zhvillohet më 23 nëntor 2026, me fillim nga ora 13:00, në Shkup. Kuqezinjtë synojnë të kthehen me rezultat pozitiv nga kjo transfertë. /Zëri