KEDS: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, po punojmë për rikthimin e plotë të furnizimit

KEDS-i ka njoftuar konsumatorët se ekipet janë në terren për sanimin e plotë të problemeve dhe normalizimin e furnizimit të plotë me energji elektrike.

Përmes një njoftimi në Facebook, KEDS-i tregoi zonat më të prekura si Prishtina, Gjakova, Dragashi, Prizreni, Suhareka, Kamenica, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Shtime, Drenasi, Obiliqi, Fushë-Kosova, Podujeva dhe Ferizaj.

Postimi i plotë:

Njoftim për konsumatorët

Përkundër erërave të fuqishme, ku zonat më të prekura kanë qenë Prishtina, Gjakova, Dragashi, Prizreni, Suhareka, Kamenica, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Shtime, Drenasi Obiliqi, Fushë Kosova, Podujeva dhe Ferizaj,

brenda tri orëve të para pas qetësimit të motit, ekipet tona kanë arritur të normalizojnë furnizimin me energji elektrike për rreth 80% të konsumatorëve të prekur.

Në ndërkohë janë lokalizuar problemet me shtylla dhe përçues në pothuajse të gjitha pikat e rrjetit shpërndarës ku janë evidentuar dëmtime.

Ekipet po vazhdojnë angazhimin në terren për sanimin e plotë të problemeve dhe normalizimin e furnizimit me energji elektrike.

Faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin! /Zëri