Vrasja e rëndë në Suharekë, Policia jep detaje

Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e së mërkurës në qytetin e Suharekës, shkruan Zeri.info.

Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se deri tek incidenti ka ardhur si pasojë e një konflikti verbal.

I dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar një revole me 24 fishekë.

Po ashtu, policia bën të ditur se është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ku i janë gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë e parave të gatshme.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vrasje e rëndë

Suharekë / 18.11.2026 – 12:11. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, pas një konflikti verbal, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku dyshohet se rreth orës 13:03 ka vdekur. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML. Njësiti i hetuesisë ka bastisur shtëpinë të dyshuarit, ku ka gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme. I dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri