Theret me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Një person në Prishtinë ka pësuar lëndime trupore nga disa të dyshuar.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku, si dhe është sekuestruar një thikë.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar. Ndërsa i dyshuari kryesor lidhur me rastin është në kërkim nga Policia”, thuhet në raport. /Zëri