Bellinghami rikthehet në versionin e tij më të mirë, Mourinho e ka gjetur çelësin
Jude Bellingham po kalon një periudhë fantastike dhe duket se e ka rikthyer versionin që e bëri një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Anglezi është sërish një futbollist vendimtar, duke shkëlqyer si te Real Madrid, ashtu edhe te përfaqësuesja e Anglisë.
Bellinghami është një mesfushor i kompletuar, me forcë fizike, teknikë, driblim, shpejtësi, pasim final dhe aftësi për të shënuar.
Ai jo vetëm që kontribuon në sulm, por ndihmon edhe në presion, rikuperimin e topave dhe organizimin e lojës.
Një rol të rëndësishëm në këtë rikthim ka pasur Jose Mourinho, i cili i ka dhënë më shumë liri dhe e ka afruar anglezin me portën kundërshtare.
Kjo ka bërë që Bellinghami të rikthejë instinktin e tij ofensiv dhe ndikimin në lojën e skuadrës. /Zëri