Pochettinos i propozohet largimi i këtyre gjashtë futbollistëve nga Man Utd
Gary Neville i ka propozuar Mauricio Pochettinos një revolucion te Manchester Unitedi, duke kërkuar largimin e gjashtë futbollistëve: Marcus Rashford, Mason Mount, Joshua Zirkzee, Matthijs de Ligt, Noussair Mazraoui dhe Lisandro Martinez.
Ish-kapiteni i Unitedit beson se skuadra ka nevojë për ndryshime të mëdha për t'u rikthyer në nivelin e dikurshëm.
Ndërkohë, ai kërkon që klubi të mbajë Bruno Fernandesin, Kobbie Mainoon, Leny Yoron dhe Harry Maguire. /Zëri