Vdes personi që u plagos në Suharekë

Vdesh 60-vjeçari i plagosur pas një konflikti për parking në Suharekë

Ka vdekur 60-vjeçari i cili u plagos gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Uka.

Ai ka bërë të ditur për Zërin se viktima, S. Daka, rreth 60-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për parking.