Përveç familjarëve të ngushtë, askush tjetër s’u lejua ta takojë Jakup Krasniqin

Jakup Krasniqi po qëndron për vizitë në Kosovë.

Haga i ka dhënë leje për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

“Zëri” merr vesh se, përveç familjarëve të ngushtë, pra fëmijëve të Jakup Krasniqit, askush tjetër nga familjarët nuk është lejuar ta takojë dhe nuk po lejohen të shkojnë në shtëpinë e Jakup Krasniqit, aty ku ai aktualisht po qëndron.

Madje, një familjar i tha “Zërit” se as nuk kanë qenë në dijeni se Haga ia ka lejuar vizitën.