Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi Rumaninë, lëkundjet u ndjenë edhe në Moldavi e Ukrainë

Një tërmet i fuqishëm goditi rajonin sizmik Vrancea në Rumani, të mërkurën, më 18 nëntor, në orën 02:48, duke shkaktuar lëkundje të forta në Bukuresht dhe qytete të tjera të vendit.

Sipas autoriteteve, një person u lëndua pasi u godit nga dera e një mobilieje gjatë evakuimit, ndërsa disa banorë të tjerë pësuan kriza paniku.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti kishte magnitudë 5.3 ballë, ndërsa në Ukrainë ky ishte tërmeti më i fuqishëm i kësaj magnitude i regjistruar që nga viti 1977.

Disa përdorues të telefonave Android morën edhe njoftime paralajmëruese përmes sistemit të Google.