Flick dhe Barcelona përballë një kalendari brutal: 9 ndeshje, 28 ditë dhe sfida të mëdha

Pas pushimit të fundit për kombëtaret në vitin 2026, Barcelona do të përballet me një seri ndeshjesh që mund të ndikojnë ndjeshëm në rrjedhën e sezonit.

Skuadra katalanase ka në program nëntë takime deri para Krishtlindjeve, me gjashtë në La Liga, dy në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Mbretit.

Mes kundërshtarëve më të fortë janë Atletico Madridi dhe Manchester City, dy përballje që do të kërkojnë maksimumin nga skuadra e Hansi Flick.

Përveç rezultateve, trajneri gjerman do të duhet të menaxhojë me kujdes minutat dhe gjendjen fizike të futbollistëve.

Me një kalendar kaq të ngjeshur, Barcelona nuk do të ketë luksin e gabimeve të shumta.

Objektivi është të ruajë pozitat në kampionat, të avancojë në Evropë dhe të vazhdojë rrugëtimin në Kupë, duke e mbyllur vitin me rezultate pozitive. /Zëri