Griezmann e pranon: Largimi i Ronaldos nga Portugalia më ka prekur shumë
Antoine Griezmann ka reaguar me emocione ndaj vendimit të Cristiano Ronaldos për t'i dhënë fund paraqitjeve me kombëtaren portugeze, duke e cilësuar atë një prej legjendave më të mëdha të futbollit.
“Është një legjendë absolute, një makinë pune, golash dhe fitoresh. Kam kaluar shumë mirë duke luajtur kundër tij dhe ajo që ka arritur me Portugalinë është historike. Do të jetë shumë e vështirë ta zëvendësosh”, u shpreh futbollisti francez.
Griezmann, i cili tashmë luan në MLS me Orlando Cityn, ka pasur shumë duele me Ronaldon gjatë periudhës kur portugezi ishte pjesë e Real Madridit, ndërsa francezi luante për Atletico Madridin.
Pavarësisht rivalitetit të madh, sulmuesi francez nuk hezitoi të vlerësonte karrierën dhe ndikimin e CR7, duke nënvizuar se Portugalia do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë të gjejë një zëvendësues për një futbollist që ka lënë gjurmë historike. /Zëri