Kontrolle në burgun e Fierit, policia zbulon doza lëndësh narkotike
Kontrollet e ushtruara në burgun e Fierit kanë zbuluar doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit hashash në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Verifikimet janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të kontrolleve në ambientet e burgut.
Sasia e lëndës së dyshuar narkoktike u gjet në dhomën ku banon shtetasi L.K., i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Sakaq, u njoftua shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve për vijimin e procedurave dhe referimin e rastit në Prokurorinë e Fierit.