Sulme të ndërsjellta, bombardohen dy ura në Ukrainë dhe një në Krime

Dy ura në kryeqytetin ukrainas janë goditur nga një sulm me raketa balistike ruse, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën kritike dhe ndërprerje të furnizimit me ujë, energji elektrike dhe ngrohje në disa zona.

sipas kryebashkiakut te qytetit, Vitali Klitschko raketat kanë goditur urat veriore dhe jugore që kalojnë mbi lumin Dnieper, duke dëmtuar gjithashtu disa prej shërbimeve të metrose. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të strehohen në vendstrehimet e mbrojtjes civile.

Ndërkohë, Ukraina ka goditur për të dytën ditë radhazi urën e Kerçit, që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, të pushtuar dhe aneksuar nga Moska në vitin 2014. Guvernatori i rajonit i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov, tha se nga sulmi kanë humbur jetën dy persona dhe se qarkullimi në urë është pezulluar.

Që prej nisjes së pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, rreth një e pesta e territorit ukrainas ndodhet nën kontrollin e Moskës. Ndërsa Rusia kërkon dorëzimin e territoreve të Donbasit lindor, Kievi refuzon të heqë dorë nga zonat që vijon të kontrollojë.

Në këto kushte, ndërsa sulmet vijojnë në të dyja anët e frontit, mbetet e paqartë nëse përpjekjet e reja diplomatike do të sjellin një marrëveshje për përfundimin e luftës.