Trump: Kim Jong Un do të donte të vinte në Kinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të donte t’i bashkohej bisedimeve në Kinë më vonë këtë javë.

“Atij do t’i pëlqente kjo. Do të shohim çfarë ndodh”, u tha Trump gazetarëve në Manila kur u pyet nëse Kim do të udhëtonte për në Kinë, raporton CNN.

Trump tha dje se “mund të takohet” me Kim gjatë vizitës së tij në Kinë, duke shtuar se kjo do të varet nga Presidenti kinez Xi Jinping.

Trump do të marrë pjesë në samitin e APEC-ut në Shenzhen të Kinës, më vonë këtë javë, dhe në margjinat e takimit, ai planifikon të zhvillojë bisedime trepalëshe me Xi dhe Presidentin rus Vladimir Putin të enjten.

Koreja e Veriut nuk është anëtare e APEC-ut dhe Kim nuk ka konfirmuar planet për të marrë pjesë në samit.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, tha se nuk kishte informacion nëse Kim do të merrte pjesë në samitin e APEC këtë javë.