Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente
Nasim Haradinaj ka folur pas vendimit të Gjykatës Speciale në rastin e dytë, ku është dënuar Hashim Thaçi me 17 muaj burg.
Haradinaj ka kritikuar PDK-në, duke thënë se nuk zgjidhen këto çështje me statuse e komente në Facebook.
“Është demaskim i krejt asaj që këta po thojnë që kanë punu e kanë bo shumë. Nuk zgjidhen çështjet me statuse e me dy tri komente. E as me deklarimet që ke siguru fonde e strategji konfidenciale. Ne kemi nevojë për strategji transparente të bazuar në fakte dhe lobim edhe medial. Sa u përket mediave, duhet t’i falënderojmë të gjitha, vetëm mediat e kanë kryer detyrën. Të gjithë të tjerët janë nën nivelin e duhur”, ka thënë Haradinaj në T7.