Dy kosovare përzgjidhen për të prezantuar punimin shkencor në Konferencën Ndërkombëtare në Dubai

Dy kosovare përzgjidhen për të prezantuar punimin shkencor në Konferencën Ndërkombëtare në Dubai

Aktuale November 17, 2026 - 12:49

Xixëllojne Nebihu dhe Zara Nebihu Arnaout janë përzgjedhur për të prezantuar punimin e tyre shkencor në Konferencën Ndërkombëtare ALLT, që po mbahet në Universitetin Zayed në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë studiueset përmes një publikimi, ku kanë njoftuar se aktualisht ndodhen në Dubai për të prezantuar hulumtimin e tyre shkencor, transmeton Zeri.info.

Punimi i tyre trajton gjuhësinë e paqes (Peace Linguistics), një fushë relativisht të re të gjuhësisë së aplikuar, e cila studion rolin e gjuhës dhe të mësimdhënies në ndërtimin e paqes.

Hulumtimi fokusohet në mënyrën sesi përdorimi i gjuhës mund të nxisë mirëkuptimin ndërmjet njerëzve, të ndihmojë në parandalimin e konflikteve dhe të kontribuojë në krijimin e marrëdhënieve më paqësore mes komuniteteve. /Zëri