Raportohet e zhdukur një femër në Fushë-Kosovë
Një person i zhdukur është raportuar në stacionin e Policisë në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit ditor, një femër është larguar në orët e hershme të mëngjesit të 14 nëntorit nga shtëpia dhe se nga ajo ditë nuk dihet vendndodhja e saj, raporton Zeri.info.
Policia përmes raportit ditor bën të ditur se rasti tashmë është duke u hetuar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Person i zhdukur
Fushë-Kosovë / 14.11.2026 – 03:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar. /Zëri