Ish-futbollisti i Realit mahnitet nga Yamali: Një talent të tillë nuk e kemi parë kurrë

Lamine Yamal vazhdon të marrë vlerësime nga emra të njohur të futbollit, ndërsa kësaj radhe fjalë të mëdha për të ka thënë edhe ish-futbollisti i Real Madridit, Lucas Vázquez, aktualisht pjesë e Bayer Leverkusenit.

Në një intervistë për “Cadena SER”, futbollisti spanjoll nuk i kurseu lavdërimet për talentin e Barcelonës.

“Mendoj se është diçka që nuk e kemi parë kurrë. Një talent i përmasave që ka Lamine nuk e kemi parë më parë. Një lojtar kaq i rëndësishëm në atë moshë, të paktën unë nuk e kam parë”, deklaroi Vazquezi.

Ai shtoi se Yamali tashmë është pozicionuar në mesin e yjeve të mëdhenj të futbollit botëror.

"Kemi pasur lojtarë të jashtëzakonshëm që kanë qenë në tre vendet e para të Topit të Artë, si Xavi, Iniesta ose Rauli, por Lamine është një yll i madh”, theksoi ish-mbrojtësi i Real Madridit. /Zëri