Camp Nou merr dritën jeshile, Barcelona dhe Limak pajtohen për fazën finale të stadiumit
Barcelona dhe kompania turke Limak kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e punimeve në Spotify Camp Nou, duke larguar mundësinë e ndryshimit të kompanisë ndërtuese.
Ky zhvillim vjen pasi klubi katalonjas siguroi edhe 300 milionë euro financim shtesë për ta çuar deri në fund projektin e stadiumit të ri.
Pika më e rëndësishme e marrëveshjes është vendosja e çatisë, një operacion teknikisht shumë i ndërlikuar që do të realizohet përmes strukturës gjigante prej rreth 3.000 tonësh, e njohur si “Big Lift”.
Limak do të vazhdojë të jetë përgjegjëse për këtë fazë, duke pasur mundësinë të angazhojë edhe kompani të tjera si nënkontraktorë.
Financimi i ri prej 300 milionë eurosh është siguruar përmes emetimit të obligacioneve, me Goldman Sachs që ka ndërmjetësuar operacionin.
Barcelona synon që stadiumi të ketë kapacitet për rreth 105 mijë spektatorë, duke u shndërruar në një prej impianteve më moderne dhe më të mëdha në Evropë.
Plani është që punimet për çatinë të nisin pas sezonit 2026/27, ndërsa rikthimi i Barcelonës në Camp Nou pritet në fillim të vitit 2028.
Përfundimi i plotë i stadiumit është parashikuar për gjysmën e parë të vitit 2028, në një projekt që pritet t'i rrisë ndjeshëm të ardhurat e klubit në vitet e ardhshme. /Zëri