Ronaldinho i bashkohet Ravennas në stërvitje, gati për rikthimin historik në futboll
Pas më shumë se 11 vitesh larg ndeshjeve zyrtare, Ronaldinho është vetëm një hap larg rikthimit në fushën e futbollit.
Legjenda braziliane ka zhvilluar stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e tij te Ravenna, në prag të ndeshjes së shumëpritur kundër Forlìt.
Në moshën 46-vjeçare, ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit do të rikthehet të luajë në një ndeshje zyrtare të dielën, më 15 nëntor, në derbin e vlefshëm për kategorinë e tretë të futbollit italian.
Trajneri Andrea Mandorlini ka paralajmëruar se Ronaldinho pritet ta nisë ndeshjen si titullar, ndërsa minutat që do të qëndrojë në fushë do të përcaktohen në koordinim me vetë futbollistin.
Ndeshja ndaj Forlìt ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm, ndërsa rikthimi i brazilianit pritet të jetë një prej ngjarjeve më të veçanta të futbollit italian këtë fundjavë. /Zëri