S’ka kuorum, nuk hidhet në votim rezoluta e PDK-së - Kuvendi shkon në pauzë
Vetëm 48 deputetë kanë qenë në sallën e Kuvendit, pas interpelancës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Si rrjedhojë e mungesës së kuorumit nuk është hedhur në votim as rezoluta e propozuar e PDK-së, shkruan Zeri.info.
Pas kësaj situate, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka thënë se Kuvendi do të shkojë në pauzë deri në orën 16:30. /Zëri