KRU “Gjakova” apelon të mos përdoret për pije uji për banorët e zonës në Rekën e Keqe
KRU “Gjakova” ka apeluar te banorët e zonës së Rekës së Keqe të mos e përdorin ujin për pije, pas rritjes së turbullirës dhe tejkalimit të vlerave të lejuara për konsum.
Në një komunikatë për media, kjo kompani ka bërë të ditur se vendimi është marrë për arsye të mbrojtjes së shëndetit publik.
“Konsumatorët e kësaj zone apelojmë të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të radhës”, thuhet në komunikatën e KRU “Gjakova”.
Kompania ka njoftuar se po e përcjell nga afër situatën dhe se konsumatorët do të informohen me kohë për çdo ndryshim, përkatësisht kur uji të jetë sërish i sigurt për t'u përdorur për pije. /Zëri