Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kombëtares, shkak lëndimi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi, për shkak të lëndimit që ka pësuar.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Kombëtarja, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton “Zëri”.

Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Sipas njoftimit, lojtari do të rikthehet te klubi i tij, ku dhe do ta vazhdojë procesin e rikuperimit.

“Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kombëtares

Mesfushori anësor i Amedsporit, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit.

Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Ai rikthehet në klubin e tij, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit.

Ermalit i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër”, thuhet në njoftimit e Kombëtares. /Zëri