Fatjona Kasapi kalon në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026
Xhudistja Fatjona Kasapi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Gran Prix Zagreb 2026.
Fatjona nisi garën duke mposhtur me Yuko serben, Andrea Stojadinov.
Në xhiron e dytë mposhti me Yuko Carina Klaus-Sternwieserin nga Austria.
Në çerekfinale Fatjona ndeshet me Diyora Keldiyorovan nga Uzbekistani. /Zëri