Erëra të forta në Drenas shkulin kulmin e një ndërtese banimi, Komuna apelon për kujdes

Komuna e Drenasit ka apeluar për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna njoftoi se si pasojë e erërave të forta që po mbizotërojnë janë shkaktuar dëme në disa objekte duke rrezikuar kështu sigurinë e qytetarëve.

Siç njofton Komuna, në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë. Po ashtu, tek objekti i çerdhes së vjetër, është vërejtur dëmtim serioz i kulmit, me rrezik që pjesë të tij të shkëputen.

Postimi i plotë:

Njoftim për qytetarët – kujdes i shtuar për shkak të erërave të forta

Komuna njofton qytetarët se, si pasojë e erërave të forta që po mbizotërojnë, janë shkaktuar dëme në disa objekte, duke paraqitur rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë. Po ashtu, tek objekti i çerdhes së vjetër, është vërejtur dëmtim serioz i kulmit, me rrezik që pjesë të tij të shkëputen.

Lusim të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në këto zona, të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara dhe të mos parkojnë automjetet në hapësirat ku ekziston rreziku i rënies së materialeve nga kulmet.

Siguria e qytetarëve mbetet prioritet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! /Zëri