Bali Muharremaj bën thirrje për kujdes nga erërat e forta

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë thirrje për kujdes nga erërat e forta.

Përmes një njoftimi në Facebook, Muharremaj apeloi kujdes dhe vëmendje të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të hapura.

Postimi i plotë:

KUJDES NGA ERËRAT E FORTA

Të nderuar qytetarë,

Duke pas parasysh se është paralajmëruar për erërat e forta, ju bëjmë thirrje për kujdes dhe vëmendje të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të hapura.

* Shmangni qëndrimin pranë drunjve të lartë dhe objekteve të paqëndrueshme.

* Keni kujdes nga kulmet, llamarinat dhe materialet që mund të shkëputen nga era.

* Siguroni objektet në oborre dhe ballkone që mund të bartën nga era.

* Shmangni parkimin e automjeteve pranë drunjve dhe objekteve të rrezikuara.

Siguria e qytetarëve është prioritet.

Kujdesuni për veten, familjen dhe njëri-tjetrin. /Zëri