Pas takimit me kryeministri britanik, Kurti: Mbretëria e Bashkuar aleate e posaçme e Kosovës, synojmë thellimin e marrëdhënieve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës, teksa tha se janë falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj.

Kurti theksoi se synojnë e angazhohen për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit.

Postimi i plotë:

Në Dublin, në mbyllje të punimeve të European Political Community (EPC) pata kënaqësinë ta takoj kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit. /Zëri