Sot mot pranveror, temperaturat deri në 19 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbretëroj mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 e 7 gradë celsius, ndërkaq temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë në 15 deri në 19 gradë celsius.
Era do të fryjë në drejtim të jugperëndimit me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: